• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Linjat e reja ajrore hap drejt promovimit të shtetit dhe tërheqjen e turistëve

Mickoski: Linjat e reja ajrore hap drejt promovimit të shtetit dhe tërheqjen e turistëve

Shkup, 26 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për gjashtë linjat e reja ajrore të paralajmëruara, deklaroi se duhet të jemi të lumtur që shumë persona do të kenë mundësi që përmes linjave të lira ta vizitojnë vendin tonë dhe të shijojnë bukuritë e tij natyrore dhe kulturore. 

"Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, paralajmëroi gjashtë destinacione të reja, ndër të cilat Stambolli nga Aeroporti i Ohrit, Bazeli, Dubai etj. Ju e dini se ne subvencionojmë një udhëtar që vjen nga aeroporti i Shkupit - nëntë euro, dhe nga aeroporti i Ohrit - dymbëdhjetë. Në nëntor do të ketë linja të reja, është vetëm një hap në drejtim të asaj që kam thënë gjatë gjithë kohës, që është se si vend mund të jemi një destinacion turistik jashtëzakonisht tërheqës, i cili ka jo vetëm bukuri natyrore, por gjithashtu vende shumë të mëdha kulturore që duhet të vizitohen, të cilat datojnë nga periudha të ndryshme në të kaluarën dhe mund të them se 90 për qind e turistëve që e vizitojnë vendin janë pikërisht për shkak të atyre pamjeve kulturore që i posedon Maqedonia si shtet", u përgjigj Mickoski. pas vizitës së sotme në hapjen e Qendrës për shërbime në komunën Aerodrom.

Kjo, sipas tij, është edhe një hap në drejtim të promovimit të shtetit në kuadër të tërheqjes të sa më shumë turistëve. 

"Ne si qytetarë duhet të tregohemi si nikoqirë të mirë dhe të vazhdojmë në atë mënyrë të funksionojmë. Nuk duhet të frikësohemi, përkundrazi, duhet të jemi të lumtur që shumë persona do të kenë mundësi që përmes linjave të lira ajrore ta vizitojnë vendin tonë dhe të shijojnë bukuritë e tij natyrore dhe kulturore", nënvizoi kryeministri. 

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dje në konferencë për media paralajmëroi se do të hapen gjashtë linja të reja ajrore me Dubain, Barcelonën, Lionin, Shtutgardin, Bazelin dhe Stambollin. Siç informoi ministri, katër linja të reja ajrore kanë të bëjnë me Aeroportin e Shkupit, ku dy derë në javë do të ketë fluturime në relacionin Shkup – Dubai – Shkup – nga 30 marsi, njëjtë si edhe Shkup – Barcelonë – Shkup – nga 30 qershori, përderisa, tri herë në javë do të ketë fluturime në relacionin Shkup – Lion – Shkup – nga 30 qershori dhe Shkup – Shtutgard – Shkup. Në Aeroportin e Ohrit, risi janë linjat ajrore Ohër – Bazel – Ohër ku do të ketë fluturime dy herë në javë dhe linja e rregullt Ohër – Stamboll – Ohër – nga 30 marsi, që do të ketë fluturim katër herë në javë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR