• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Rasti me pajtimin është vezë e qyqarit e lënë nga Qeveria paraprake

Mickoski: Rasti me pajtimin është vezë e qyqarit e lënë nga Qeveria paraprake

Shkup, 26 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se rasti me faljet, të dhëna me rastin e 23 Tetorit, që shkaktoi bujë në opinion, është lënë nga Qeveria paraprake, që ka pasur pikërisht për qëllim të shpërthejë në këtë periudhë. Për një nga personat, i cili u arrestua përsëri, thotë, t'u lihet organeve të drejtësisë ta mbarojnë punën.

"Ky rast është i së kaluarës, nga Qeveria e kaluar, i hedhur si vezë qyqare, që duhet të shpërthejë në këtë periudhë. Ne dëgjojmë se çfarë ka thënë Komisioni në media, njerëzit që janë pjesë e atij Komisioni janë të pranishëm në media. Mora infomacion nga Ministria e Brendshme se një nga personat që i nënshtroheshin ndryshimit të një vendimi gjyqësor është arrestuar sërish. Mora informacion se ka dhe disa vepra të cilat janë të lidhura me këtë person. Nuk do të shkoj një hap më tej të komentoj dhe të paragjykoj vendime gjyqësore. Unë jam njeri legalist, besoj në prezumimin e pafajsisë, por atë që e di është se i njëjti person tashmë u dënua me paraburgim 30-ditor. Ua lë organeve të drejtësisë më tej të vendosin si të veprojnë për rastet tjera, ku ekziston dyshim themelor për krim të kryer", thotë Mickoski në pyetjen e gazetarëve nëse Ministria e Drejtësisë do të mbajë përgjegjësi lidhur me propozimet e dërguara për falje deri të Komisioni për falje.

Për Ligjin për gjuhët, i cili duhet të jetë në Gjykatën Kushtetuese në dhjetor, kryeministri Mickoski vlerëson se duhet të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecies dhe t'i lihet Gjykatës Kushtetuese të vendosë.

"Nuk flasim për Ligjin për gjuhët, por për dy - tre dispozita nga Ligji për të cilin paraprakisht Komisioni i Venecies dha qëndrim dhe mendim negativ. Të jemi edhe më të saktë, bëhet fjalë për dispozita në të cilat kemi një rast të supozuar ku gjyqtari do të jetë nga grupi etnik i komunitetit mbi 20 për qind, në këtë rast shqiptar, ndërsa nga ana tjetër prokurori dhe palët të jenë nga komuniteti maqedonas apo tjetër etnik, e më pas do të kemi adresim në gjuhën e tyre amtare, respektivisht në këtë rast shqip. Dhe kjo është kështu që nga federata e mëparshme, në përbërje të së cilës ishte Republika e atëhershme Socialiste e Maqedonisë. Të bëhemi më të saktë, nuk bëhet fjalë për tërë Ligjin për gjuhët, por për këto dy dispozita. Edhe Komisioni i Vencies thotë se kjo nuk është e zbatueshme dhe për këtë shkak është mirë të mos jetë në ligj. Por Qeveria e Zoran Zaevit atëherë, e inspiruar nga Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani e tjerë, vendosi të shkojë me forcë, dhe e dini se çka ka ndodhur atëherë, kur Talat Xhaferi i ka hedhur amandamentet e tjerë, kur nuk e dëgjonte Komisionin e Venecies, e cila t'ju përkujtoj, është kusht në pajtim me metodologjinë e re në Kornizën negocuese, e cila personalisht është kërkuar nga presidenti Makron. Tani i lus partitë politike, politikanët përgjegjës dhe të papërgjegjshëm, të mos bëjnë presion ndaj gjykatësve të Gjykatës kushtetuese. Të lëmë të shohim si do të vendoset dhe më të tej të shohim çka do të bëjmë", tha Mickoski.

Ai potencoi se ashtu ka qenë edhe me vendosjen e balancuesit, kur, thotë, "kanë dërguar porosi në opinion se nuk është mirë, po keqpërdoret, nuk është kushtetuese, por, askush nuk i ka dëgjuar dhe kemi ardhur në këtë situatë, që e kemi tani". bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR