Panel diskutim "Sfidat në tregun e punës dhe mbështetja e bizneseve të vogla"
- Në kuadër të Projektit “Përorcimi i kapaciteteve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në vendet e Ballkanit Perëndimor", sot në Shkup do të mbahet ngjarje për promovimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e kompanive të vogla, të krijuara nga ana e romëve të kthyer në komunën e Shuto Orizarës me kompanitë ekzistuese.
- Post By Fami Bajrami
- 07:50, 25 dhjetor, 2024
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Në kuadër të Projektit “Përorcimi i kapaciteteve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në vendet e Ballkanit Perëndimor", sot në Shkup do të mbahet ngjarje për promovimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e kompanive të vogla, të krijuara nga ana e romëve të kthyer në komunën e Shuto Orizarës me kompanitë ekzistuese.
Organizatorët paralajmërojnë edhe panel diskutim me titull "Sfidat e tregut të punës dhe mbështetja e bizneseve të vogla" me fillim nga ora 11:00, në të cilën do të prezantohen bizneset e hapura nga romët e kthyer.
Panelistë, sipas paralajmërimit janë: Urim Kasapi - koordinator i programit në UNDP-së, Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Roman Papadimitrov, konsulent biznesi, Mabera Kamberi, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Izet Bajram, pronar i biznesit.
Projekti është financuar nga Programi për zhvillim i KB-së - UNDP dhe BE-ja. rq/bsh/
Foto: MIA