• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hapet Qendra për shërbime në Komunën e Aerodromit, në një vend do të jenë të qasshme mbi 40 shërbime administrative

Hapet Qendra për shërbime në Komunën e Aerodromit, në një vend do të jenë të qasshme mbi 40 shërbime administrative

Shkup, 26 tetor 2024 (MIA) - Qendra e re për shërbime të qytetarëve është hapur sot në komunën Aerodrom, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të komunës Dejan Miteski dhe ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Mbi 70.000 qytetarë do të mund të kryejnë mbi 40 shërbime të ndryshme administrative. Në një vend do të jenë të qasshme shërbimet nga Kadastri, Regjistri qendror, Fondi për shëndetësi, Drejtoria për librat amë, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, Agjencia për punësim dhe institucione tjera.

"Bashkëqytetarët tanë nga Aerodromi, si një nga komunat me rritje më të shpejta në shtet, me mbi 70.000 banorë, nuk duhet më të udhëtojnë deri në qendrën e qytetit ose komunat tjera për shërbimet më themelore administrative, pasi për shumë njerëz kjo do të thoshte orë të humbura, udhëtime të gjata në turmën e trafikut dhe stres i panevojshëm. Prej sot, tërë kjo ndryshohet", tha ministri Andonovski.

Kryeministri Mickoski tha se zyre të tilla do të hapen në tërë territorin e shtetit, e ato do të thonë shërbim i shpejtë dhe efikas për qytetarët dhe mundësi për ulje të korrupsionit.

"E gjithë kjo që ndodh, zvogëlon mundësinë për korrupsion. E dini si ishte deri vonë kur për 500 denarë dikush duhej të të bënte një nder dhe të nxjerrni certifikatë të lindjes. Do t'ju kujtoj gjithë ato turma dhe momente poshtëruese për qytetarët e Maqedonisë, kur duhej të nxjerrin dokumentet e udhëtimit, letërnjoftimet, patentë shoferët... Tani e gjithë kjo ka kaluar për një kohë shumë të shkurtër. Për katër muaj arritëm të gjitha t'i sjellim brenda afatit ligjor", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR