• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Është e pakuptimtë që tani t'i dërgohet letër BE-së, që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese është e nevojshme që Parlamenti bullgar ta ratifikojë Marrëveshjen për Anëtarësim

Mickoski: Është e pakuptimtë që tani t'i dërgohet letër BE-së, që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese është e nevojshme që Parlamenti bullgar ta ratifikojë Marrëveshjen për Anëtarësim

Shkup, 26 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski vlerëson se është e pakuptimtë që t’i dërgohet letër Bashkimit Evropian sepse thotë se të gjithë atë që duhej ta përmbante letra tashmë është biseduar me liderët e Bashkimit Evropian dhe me kryetaren Ursula fon der Lajen e cila të enjten ishte për vizitë në vend. 

Në një deklaratë për mediat të dhënë sot në komunën Aerodrom, kryeministri tha se qëndrimi i vendit është i qartë dhe se që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese është e nevojshme që Parlamenti bullgar ta ratifikojë Marrëveshjen për Anëtarësim të vendit tonë për hyrje në Bashkimin Evropian. 

"Për të filluar procesin e ndryshimeve kushtetuese, është e nevojshme që ajo që ne propozojmë të pranohet, ndërsa ajo është atëherë kur Parlamenti bullgar të ratifikojë Marrëveshjen e Anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, që ato ndryshime kushtetuese të jenë të vlefshme. Mendoj se është një zgjidhje e drejtë për të gjithë, duke pasur parasysh situatën në të cilën na dërgoi Qeveria, ku fjalën kyçe e kishte Bujar Osmani dhe pas tij prinin Mariçiqi dhe Kovaçevski. Tani e marr vesh se çfarë është bërë në atë periudhë dhe informacionet janë vërtet tronditëse, prandaj po luftojmë fort. Nuk do të ketë ndryshime të tjera kushtetuese përderisa unë jam kryeministër, nuk do të pranoj ultimatume dhe diktate", tha Mickoski.

Për zgjedhjet e nesërme në Bullgari tha se nuk mund të ndajë se kush do të ishte bashkëbisedues i tij, por se është logjike se do të dëshironte të fitojë partia e Borko Borisov me të cilën janë pjesë e Partisë Popullore Evropiane. 

"Qytetarët bullgarë supozoj se më së miri e dinë se kë të zgjedhin dhe t’i përfaqësojë edhe në Parlamentin bullgar dhe në Qeverinë e ardhshme bullgare. U dëshiroj zgjedhje të suksesshme, të drejta dhe demokratike dhe ta zgjedhin qeverinë më të mirë e cila mendojnë se do të punojë në interes të qytetarëve bullgarë dhe e cila do të promovojë qëndrueshmëri në rajon dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk do të mund të ndaj se kush do të jetë bashkëbisedues më i mirë, por mund të them se me partinë GERB të  cilën e udhëheq Borko Borisovi jemi në familje të njëjtë në partinë popullore evropiane dhe është logjike që të dëshiroj parti politike e cila vjen nga familja jonë të fitojë në zgjedhje", tha Mickoski. fc/

Fotografia: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR