• e mërkurë, 03 korrik 2024

Nga një vend i huaj janë dërguar mejle kërcënuese në shkollat në Athinë

Nga një vend i huaj janë dërguar mejle kërcënuese në shkollat në Athinë

Athinë, 29 maj 2024 (MIA) - Një numër i madh i shkollave në Athinë sot kanë pranuar mejle me përmbajtje kërcënuese për bomba të vendosura, ndërsa sipas policisë greke, dërguesi është nga jashtë dhe synimi ndoshta është të krijoj shqetësim, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave greke, mejlat janë dërguar në të paktën 35 shkolla në pjesë të ndryshme të Athinës dhe pas tyre qëndron një rus.

Nga policia greke kumtuan se ka pasur një mobilizim të shpejtë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe vet shkollat për të kryer kontrollet e duhura, pasi që Drejtoria për luftë me krim elektronik po kryen hetime për zbulimin e dërguesit.

"Mesazhi duket se vjen nga një vend i huaj, ndërsa dërgimi masiv, madje edhe deri te njësitë shkollore të cilët sot nuk funksionojnë, tregon se qëllimi i mesazhit është të krijojë shqetësim dhe ta lëkund ndjenjën e sigurisë tek qytetarët", kumtuan prej policisë greke. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR