• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: NATO ka mbështetjen më të lartë në Poloni dhe Holandë, më të ulët në Greqi dhe Turqi

Anketë: NATO ka mbështetjen më të lartë në Poloni dhe Holandë, më të ulët në Greqi dhe Turqi

Nju Jork, 2 korrik 2024 (MIA) - Një anketë kryer në mesin e qytetarëve të 13 vendeve anëtare të NATO-s ka treguar se mesatarisht rreth gjashtëdhjetë për qind e të anketuarve kanë qëndrim pozitiv ndaj kësaj aleance ushtarake perëndimore, njoftoi sot Qendra Kërkimore Pju. Rezultatet e anketës u publikuan në prag të samitit të NATO-s, i cili do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington.

Tridhjetë e dy vende anëtare të NATO-s po rregullojnë planet dhe strategjitë e tyre afatgjata për t'iu kundërvënë presidentit rus Vladimir Putin dhe për t'iu përgjigjur kërkesave të Ukrainës në luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Mbështetja për NATO-n midis 13 vendeve ku u krye sondazhi është më e larta në Poloni me 91 për qind, e ndjekur nga Holanda me 75 për qind dhe Suedia me 72 për qind.

Megjithatë, vetëm 37 për qind e të rriturve në Greqi thonë se mbështesin NATO-n, më e ulëta në mesin e vendeve të anketuara, ndërsa 59 për qind thanë se kanë një pikëpamje të pafavorshme për aleancën.

Anketa tregoi se 63 përqind e njerëzve në Kanada e shohin NATO-n pozitivisht, 66 përqind në Britani, 64 përqind në Gjermani, 63 përqind në Hungari, 60 përqind në Itali, 54 përqind në Francë, 45 përqind në Spanjë dhe 42 përqind në Turqi. Kur bëhet fjalë për Turqinë, ka pothuajse dy herë më shumë mbështetje për NATO-n sesa anketa e mëparshme në atë vend, i kryer në vitin 2019.

Qendra publikoi më parë rezultatet nga SHBA-ja, ku 58 përqind e të anketuarve mbështesin NATO-n.

Anketa është realizuar nga fillimi i janarit deri në mes të majit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR