• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SPAK-u shqiptar dhe autoritetet franceze shkatërruan një grup kriminal për kontrabandë droge, 19 të arrestuar dhe drogë e sekuestruar me vlerë një milion euro

SPAK-u shqiptar dhe autoritetet franceze shkatërruan një grup kriminal për kontrabandë droge, 19 të arrestuar dhe drogë e  sekuestruar me vlerë një milion euro

Tiranë, 2 qershor 2023 (MIA) - Struktura e Posaçme Shqiptare kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, në bashkëpunim me autoritetet franceze, shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të kontrabandës së drogës.

Në kuadër të aksionit u arrestuan 19 anëtarë të grupit, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 16 në Francë, kryesisht shqiptarë. Gjithashtu u sekuestruan edhe lëndë narkotike vlera e së cilave kalon mbi 1 milion euro.

Nga SPAK kumtojnë se hetimi ka nisur në vitin 2023, për veprat penale “Tregtia e lëndëve narkotike” të kryera në formë të veçantë bashkëpunimi të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për krimet “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vepra penale të kryera nga një organizatë kriminale dhe një i grup strukturuar kriminal”.

Prokuroria sqaron se “veprimtaria e paligjshme kriminale në fushën e narkotikëve që zhvillohej në territorin francez drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri”.

Pas kontrolleve të kryera në territorin shqiptar, janë sekuestruar 15 automjete, 34.270 euro para të gatshme, 1.000 franga zvicerane, 180.000 lekë shqiptare, 9 celularë, 3 tableta, 1 aparat fotografik, dokumente dhe karta SIM. Policia franceze sekuestroi 20 mijë euro dhe 3 automjete. Droga e sekuestruar llogaritet në një milion euro", thekson agjencia, duke iu referuar SPAK-ut. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR