• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia ka dënuar me 12 vjet burg një adoleshent për dërgimin e parave për ushtrinë e Kievit

Rusia ka dënuar me 12 vjet burg një adoleshent për dërgimin e parave për ushtrinë e Kievit

Moskë, 2 korrik 2024 (MIA) - Rusia dënoi sot me 12 vjet burg një adoleshent për gjoja dhurimin e parave për forcat e Kievit, raportojnë mediat ruse. Në qytetin jugor Rostov-on-Don, gjykata dënoi një 19-vjeçar me 12 vjet burg për "tradhti".

Shërbimi i sigurisë FSB kumtoi se adoleshenti po dërgonte para për të ndihmuar ushtrinë e Kievit për të blerë drone dhe ushqim për ushtarët.

Theksohet se i akuzuari është arrestuar në aeroport teksa tentonte të largohej nga Rusia.

"Gjykata Rajonale e Rostovit e shpalli njeriun fajtor dhe e dënoi me 12 vjet në një koloni të rreptë penale," e citoi RIA Novosti deklaratën e FSB-së. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR