• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pelosi: Është legjitime të pyesim për gjendjen e Bajdenit

Pelosi: Është legjitime të pyesim për gjendjen e Bajdenit

Uashington, 2 korrik 2024 (MIA) – Ish-kryetarja e Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, Nensi Pelosi tha sot se është legjitime të ngrihen shqetësime nëse presidenti Xho Bajden është i aftë për të kryer funksionin pas performancës së tij të dobët në debatin televiziv me Donald Tramp.

Mendoj se është legjitime të pyesim: A është ky një episod apo është një gjendje? deklaroi Pelosi në përgjigje të pyetjes së Em-Si-En-Bi-Si për Bajdenin, i cili shpesh humbi mendimet dhe fjalët e tij në debatin me Trampin, duke rritur frikën për moshën dhe gjendjen e tij mendore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR