• e martë, 13 gusht 2024

Nga mesnata lirohen çmimet e benzinave

Nga mesnata lirohen çmimet e benzinave

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Nga mesnata lirohen çmimet e Eurosuper BS-95 dhe të Eurosuper BS-98 për gjysmë denari, ndërsa i dizelit dhe Vaji ekstra i lirë për amvisëri për një denarë. 

Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator të Energjisë, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 81 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 83 denarë për litër. Çmimi i ri i dizelit nga mesnata do të jetë 73 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lirë për amvisëri 71,50 denarë për litër.  

Lirohet edhe çmimi i Mazutit për 0,275 den/kg dhe i njëjti do të shitet me çmim prej 44.381 denarë për kilogram. qa/ 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR