• e premte, 05 korrik 2024

Në Ukrainë deri më tani janë kthyer 385 fëmijë të deportuar në Rusi, Kievi pohon se janë 19.000

Në Ukrainë deri më tani janë kthyer 385 fëmijë të deportuar në Rusi, Kievi pohon se janë 19.000

Kiev, 11 gusht 2023 (MIA) - Gjithsej 385 fëmijë ukrainas të deportuar në Rusi deri më tani janë kthyer tek familjet e tyre, tregon numri që sot e konfirmoi shoqata SOS Fshati i fëmijëve, i cili merr pjesë në riatdhesimin e fëmijëve.

"SOS Fshati i fëmijëve i mbështetë prindërit me atë që ndonjëherë u vë në dispozicion mjete financiare apo u ndihmon ta planifikojnë marsh rutën e tyre", deklaroi Ana Ridll, zëdhënëse e organizatës, transmetojnë mediumet franceze.

Në Ukrainë deri më tani janë kthyer gjithsej 385 fëmijë të deportuar, prej të cilëve 84 me ndihmën e SOS Fshatit të fëmijëve dhe organizatat e tyre partnere, kumtoi kjo organizatë joqeveritare, një prej tre aktorëve të cilët punojnë në këtë fushë.

"Shpesh vetë fëmijët janë ata të cilët bëjnë thirrje për ndihmë, për shembull përmes rrjeteve sociale, ndërsa ndonjëherë banorët e rajoneve të okupuara na japin indikacione", shkroi dje organizata me seli në Insbruk.

Ajo trajnon punonjës social dhe psikologë në mënyrë që të mund të sigurojnë mbështetje të plotë për të miturit dhe familjet e tyre.

Gjykata ndërkombëtare penale në mars dha urdhër për arrestimin e presidentit rus, Vlladimir Putin për krim të luftës - "deportim ilegal i fëmijëve".

Sipas të dhënave zyrtare nga Kievi, në Rusi janëd eportuar mbi 19.000 fëmijë ukrainas. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR