• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës janë shkatërruar 50 dronë ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës janë shkatërruar 50 dronë ukrainas

 Moskë, 5 korrik 2024 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes sot njoftoi se gjatë natës ka shkatërruar 50 dronë ukrainas në rajonin rus Roston dhe Krastodar, si dhe në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporozhje, të cilin Moska e ka aneksuar.

 "Gjatë natës kur regjimi i Kievit u mundua të kryejë sulme terroriste ndaj Rusisë Federale, mbrojtja kundërajrore ruse ka shkatërruar 14 dronë në territorin Krasnodar, 26 sulme mbi rajonin Zaporozhje dhe dhjetë mbi Rostov", njoftoi Ministria e Mbrojtjes përmes kanalit Telegram. 

 Edhe pse Moska pretendon se e ka aneksuar rajonin e Zaporozhjes në jugun e Ukrainës, ushtria ruse nuk e kontrollon gjithë rajonin. 

 Një ditë më parë, dy persona u vranë në sulmet ruse në rajonin e Zaporozhjes. Zaporozhje është vendi më i rregult i sulmeve ruse, ndërsa në një sulm në fund qershorit, shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 40 mbetën të plagosur. 

 Tetë persona ishin plagosur para dy ditësh në sulmin e dronëve ukrainas në nënstacionin e centralit bërthamor të Zaporozhjes, njoftong grupi "Rosatom, që tregon se numri i sulmeve ukrainasve është shtuar. 

 Që nga fillimi i ofensivës kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ushtria ruse ka sulmuar vazhdimisht Zaporozhjen dhe qytetet fqinje, por javët e fundit ajo i ka përqendruar përpjekjet e saj në lindje të vendit dhe jo në jug. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR