• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në spitalin e Kumanovës vdiq emigranti i cili më parë ishte therur me një mjet të mprehtë

Në spitalin e Kumanovës vdiq emigranti i cili më parë ishte therur me një mjet të mprehtë

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Në spitalin e Kumanovës në mëngjes vdiq emigranti pasi më parë ishte therur me një mjet të mprehtë.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi është gjetur mëngjesin e sotëm në hyrjen e fshatit Reçicë të Kumanovës me lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku ka ndërruar jetë në orën 07:45 minuta.

"Nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Kumanovë është kryer kontroll dhe pas masave të marra dhe bisedave të kryera është konstatuar se ka pasur një konfrontim fizik në mes të disa emigrantëve, me ç'rast emigranti i vdekur është therur me një mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", njoftojnë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR