• e enjte, 03 tetor 2024

Në Rusi filloi procesi gjyqësor ndaj katër gazetarëve të akuzuar për bashkëpunim me organizatën e Navalnit

Në Rusi filloi procesi gjyqësor ndaj katër gazetarëve të akuzuar për bashkëpunim me organizatën e Navalnit

Moskë, 2 tetor 2024 (MIA) - Në Moskë sot filloi procesi gjyqësor ndaj katër gazetarëve rusë të akuzuar për bashkëpunim me "organizatën ekstremiste" të opozitarit të vdekur në burg, Aleksej Navalni.

Lëvizja e Navalnit në vitin 2021 ishte klasifikuar si "ekstremiste" dhe e ndaluar, ndërsa aleatët dhe mbështetësit e tij ish dëbuar në ekzil. Gjykatat ruse tani janë drejtuar ndaj bashkpunëtorëve jo direkt të Navalnit, ndërsa tre avokatë të cilët e mbrojtën liderin opozitar u akuzuan muajin e kaluar.

Sot katër gazetarë u akuzuan se kanë punuar për organizatën antikorruptuese (FBK) të Navalnit.

Një nga të akuzuarit është fotoreporterja Antonina Kravcova, e cila punon me emrin Antonina Favorskaja dhe raportonte rregullisht për gjyqet kundër Navalnit për "SOTAvishën" (Sotavision). Më 15 shkurt, Kravcova regjistroi videon e fundit që tregonte Navalnin të gjallë gjatë një seance gjyqësore një ditë para vdekjes së tij në një burg siberian. Ajo u arrestua më 17 mars, disa orë pasi vendosi lule në varrin e tij. Pasi kaloi dhjetë ditë në paraburgim, ajo u arrestua sërish pas lirimit.

Reporterët Sergej Karelin dhe Konstantin Gabov akuzohen gjithashtu se kanë ndihmuar në krijimin e videove për ekipin e Navalnit. Karelin punonte për Rojters dhe Gabov për Asoshieted Pres.

I akuzuari i katërt është gazetari i "SOTAvishën", Artjom Kriger, i cili po ashtu akuzohet për bashkëpunim me FBK-në. Ai ishte ndaluar për tetë ditë në shtator 2022, pasi u arrestua teksa mbulonte demonstratat kundër mobilizimit ushtarak.

Gazetarët e akuzuar për ekstremizëm mund të dënohen edhe me gjashtë vjet burg. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR