• e enjte, 15 gusht 2024

Në përplasjen e autobusit të NQP-së me dy automjete në Bllacë ka humbur jetën një djalë 17 vjeçar

Në përplasjen e autobusit të NQP-së me dy automjete në Bllacë ka humbur jetën një djalë 17 vjeçar

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Në aksidentin që ka ndodhur dje në Bllacë, në të cilën ka humbur jetën në person, ndërsa një tjetër është lënduar janë përfshirë një autobus i NQP Shkup me numrin 81 dhe dy automjete me ç'rast njëri nga shoferët ka ikur nga vendngjarja.

Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës Shuto Orizarë - Orizare e Epërme me rrugë shërbimyese që e lidh shtegun me rr. “Aleksandar Urdarevski”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të autobusit të NQP, i drejtuar nga G.M (51) nga Shkupi, dhe një automjeti të udhëtarëve “ford galaksi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga fshati Bllacë, Shkup dhe një automjeti “folksvagen golf”, pas së cilës drejtuesi me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes.

"Në aksident me lëndime të rënda trupore ka kaluar shoferi i automjetit "ford galaksi" dhe bashkudhëtari i tij minoren nga Bllaca, është konstatuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "Shën Naumi i Ohrit" - Shkup, ku më vonë ka ndërruar jetë.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Shkup. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR