• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarri në Galiçicë ende aktiv, në rrjetet sociale thirrje për përfshirje të qytetarëve në shuarjen e tij

Zjarri në Galiçicë ende aktiv, në rrjetet sociale thirrje për përfshirje të qytetarëve në shuarjen e tij

Ohër, 15 gusht 2024 (MIA) - Rreth dhjetë ditë po digjet kreshta e malit Galiçicë, në dy lokacione, në shtrirjen mbi fshatrat Leskoec dhe Stenje në atarin e Komunës Resnjë, si dhe vendin Vojtinë në anën e Ohrit të malit.

Po digjet vegjetacion i ulët, ndërsa flakët përhapen shpejtë, të ndihmuara nga rrymimet e ajrit dhe temperaturat e larta ekstreme.

Në mbrëmje mund të shihet edhe flaka në majet e malit në afërsi të kufirit me Shqipërinë, përderisa gjatë ditës pamja drejt malit është e pamundësuar nga tymi.

Gjatë ditëve të kaluara u veprua edhe nga ajri, me angazhimin e mjeteve fluturuese. Helikopterët edhe sot në mëngjes fluturuan mbi liqenin e Ohrit, por edhe shuarja nga ajri është vështirësuar sepse po punohet në terren me lartësi të madhe mbidetare që plotësisht e vështirëson qasjen e helikopterëve.

Në terren vazhdimisht janë sistemuar disa dhjetëra zjarrfikës, vullnetarë të Shërbimit malor prë shpëtim, të Parkut nacional "Galiçica", të Kryqit të Kuq nga Ohri.

Informata e fundit lidhur me zjarrin në Galipicë është thirrja që prej mbrëmë po përhapet në rrjetet sociale, për aktivizim masiv të qytetarëve në përballje me fatkeqësinë, përmes veprimit që do ta pamundësonte përhapjen e flakëve drejt brezave malorë. ab/

Foto: FB, QMK

QËNDRONI TË LIDHUR