• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në SHNP “Idrizovë” është lëshuar në përdorim reparti i “pestë” i rinovuar

Në SHNP “Idrizovë” është lëshuar në përdorim reparti i “pestë” i rinovuar

Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Në Institucionin ndëshkues përmirësues “Idrizovë” sot është lëshuar në përdorim krahu i “pestë” i rinovuar. Siç bën të ditur u.d drejtor i Drejtorisë për kryerje të sanksioneve, Aleksandar Pandov, rinovimi i repartit i cili është i tipit të mbyllur do të sigurojë kapacitete shtesë për 100 të burgosur.

"Në marrëveshje me drejtorin Zoran Jovanovski për një muaj jo të plotë është rinovuar tërësisht. Janë vendosur shtretër të rinj dhe dyshekë të rinj. Ajo që është më e rëndësishme, tani kemi një kapacitet shtesë për 100 të burgosur dhe me këtë arrijmë pikën kryesore të pjesës kritike të të ashtuquajturit ambulanca e cila është e mbipopulluar do të transferohen në krahun e pestë dhe përveç kësaj reparti i pritjes, ku është shumë i ngushtë, do të transferohen në krahun e pestë", ka thënë Pandovi.

Ndërtesa ku është e vendosur krahu i pestë, shtoi ai, daton që në vitin 1946, por që në vitin 2019 me urdhër të Komitetit kundër torturës është mbyllur për shkak të kushteve jonjerëzore.

“Kjo është bërë sepse në qeverinë e kaluar të VMRO-DPMNE-së pati filluar një projekt i madh rindërtimi dhe në fazën e parë janë ndërtuar klasa të hapura dhe gjysmë të hapura të cilat janë vënë në përdorim në vitin 2019. Në fazën e dytë, deri në vitin 2023 duhet të kishim ndërtuar një godinë krejtësisht të re të tipit të mbyllur. Fatkeqësisht, qeveria e mëparshme nuk bëri asgjë dhe në atë pjesë u mbyll krahu i pestë”, shton drejtori i DKS.

Rinovimi, siç informon drejtori i burgut, Jovanovski madje është financuar me donacione.

 

QËNDRONI TË LIDHUR