• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje katër komisione

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje katër komisione

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë katër komisione - Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe Komisioni për Financim dhe Buxhet.

Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport do të diskutojnë për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtari Inovative, Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë hulumtuese shkencore, Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, të mesme, konviktet e nxënësve dhe universitetit të hapur civil për mësim të përjetshëm, Propozimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardet e studentëve, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardet e nxënësve, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, të gjitha më procedurë të shkurtuar.

Në rend të ditës të Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është Propozimi për Ligjin për Ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtuar, Propozimi i Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprimtari komunale, Propozimi i Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pastërtinë publike, Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për varreza dhe shërbime funerale, të gjitha në lexim të parë dhe Plani financiar Ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2025.

Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave do të diskutojnë për Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tokë Bujqësore, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për Financim dhe Buxhet është pikë në rendin e ditës - Propozimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza, në lexim të parë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR