• e premte, 23 gusht 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

22 gusht 2024 (MIA)

1350. - Vdiq Filip VI i Francës. Në vend të tij erdhi Zhan II. Filipi mbretëroi gjatë shpërthimit të luftës 100-vjeçare (1337-1453).

1818. - Vdiq në moshën 85-vjeçare Uorren Hostings, administrator britanik dhe guvernatori i parë i përgjithshëm i Indise Britanike.

1834. - Lindi Samuel Pierpont Longley, astronom amerikan dhe pionier i aviacionit. Ai u specializua në studimin e efekteve diellore.

1846. - SHBA e aneksoi Meksikon e Re.

1854. - Nënshkruhet Konventa e Gjenevës për mbrojtjen e të plagosurve në luftë.

1862. - Lindi Klod Debysi, kompozitor francez, i njohur për vepra të tilla si "Clair de Lune" dhe "Prelude a l'apres midi d'un faune".

1864. - Nënshkruhet konventa e Gjenevës për mbrojtjen e të plagosurve gjatë kohës së luftës. Ky nënshkrim çoi me pas në formimin e Kryqit të Kuq.

1910. - Koreja aneksohet nga Japonia mbas një periudhe pesë vjeçare si protektorat i saj.

1914. - Austro-Hungaria i shpall luftë Belgjikës.

1928. - Lindi kompozitori gjerman Karl Hajn Shtokhausen. Nga viti 1953 e më pas ai iu kushtua muzikës elektrike.

1947. - Me vendim të Republikës Popullore të Maqedonisë në Shkup është formuar ndërmarrje e specializuar për prodhimin e filmave Vardar-Film. Veprimtarinë e saj ndërmarrja e filloi më 5 dhjetor të vitit 1947.

1962. - Anija luftarake amerikane "Savanah", e para anije bërthamore në botë, kreu lundrimin e inaugurimit nga Jorktaun i Virxhinias për në Sarah të Xhorxhas.

1973. - Henri Kisinger emërohet Sekretar Shteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vend të Uilliam Roxhers.

1978. - Vdiq në moshën 80-vjeçare Jomo Kenyatta, president i Kenias. Data e saktë e lindjes së tij nuk u përcaktua kurrë.

1985. - 55 persona mbetën të vdekur në aeroportin e Mançesternit, kur një Boing 737 i linjes ajrore britanike shpërtheu në flakë mbas dështimit të pilotit në uljen e aeroplanit.

1994. - Jordania, e stërmbushur nga një valë refugjatësh, mbyll kufirin e saj me Kuvajtin dhe Irakun.

1998. - Ushtria irlandeze e çlirimit kombëtar (INA), një nga grupet më të vendosura terroriste të Irlandës së Veriut, njoftoi "një armëpushim të plotë".

2000. - Vdes në Turqi ish-presidenti azeirbaixhanas, Abulfaz Elçibej, nga një kancer në prostat. Elçibej, 63 vjeç, u zgjodh president në 7 qershor 1992, por një revoltë ushtarake e rrëzoi regjimin e tij në qershor të vitit 1993.

2002. -  Autoritetet ruse zbuluan në jug të Çeçenisë një varr të përbashkët që përmbante trupa ushtarësh rusë të vrarë gjatë konfliktit të parë çeçen. Varri përmbante skeletet e ushtarëve rusë të kapur rob gjatë konfliktit të viteve 1994-1996.

2002. - Disa hajdutë vodhën në mes të ditës, në një muze të Londrës, disa botime të rralla të një kryevepre të romancierit britanik Charles Dickens.

2006. - Humbën jetë 160 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit kur u rrëzua aeroplani rus "Tupolev - 154", 45 kilometranë veri të Donjeckut në Ukrainë. Aeroplani fluturonte në linjën nga Anape të Detit të Zi deri në Shën Peterburg.

QËNDRONI TË LIDHUR