• e mërkurë, 21 gusht 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv (mbi 20l/m2), erë të fuqishme dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paraqitje të motit të ligë. Temperatura minimale do të bie deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë. 

"Të mërkurën do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave dhe do të fryejë erë mesatare veriore. Nga e enjtja temperatura ditore do të rritet", sqarojnë nga DPHM. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR