• e martë, 24 dhjetor 2024

Një vajzë pesëvjeçare ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve nga inflamacioni i trurit

Një vajzë pesëvjeçare ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve nga inflamacioni i trurit

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) – Një vajzë pesëvjeçare ka ndërruar jetë nga inflamacioni i trurit në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, konfirmoi për MIA-n, drejtori i klinikës, Rexhep Memedi. 

“Ka qenë në terapi intensive, ka pasur meningo-encefalit të rëndë, ka ndërruar jetë para dy ditësh”, deklaroi drejtori. 

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, vajza ishte shtruar në Klinikën e Fëmijëve dy javë më parë për shkak të dhimbjes së fortë të kokës. Fillimisht ajo u trajtua në Repartin e Neurologjisë, por javën e kaluar gjendja e saj u përkeqësua dhe u transferua në repartin e kujdesit intensiv. Aty vajza u intubua, por me gjithë përpjekjet e kuadrit mjekësor nuk arritën të shpëtonin fëmijën që iu shfaq meningo-encefalit dhe ndërroi jetë dy ditë më parë.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor informuan se do të kryejnë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. 

Ky është rasti i tretë i vdekjes në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve gjatë muajit të kaluar. Për vajzën 14-muajshe nga Gërçeci ende zhvillohet procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë eventuale të mjekëve, ndërsa për foshnjën nga Strumica, ISHSSH nuk konstatoi lëshime në mjekim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR