• e diel, 25 gusht 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

21 gusht 2024 (MIA)

1165. - Lindi Filipi II, mbreti i Francës. Ai ishte një nga konsoliduesit kryesorë të monarkisë franceze.

1765. - Lindi mbreti Uilliam IV, i njohur me emrin "Mbreti lundërtar" për shkak të shërbimit të tij në marinën britanike.

1904. - Lindi Uilliam "Konti" Bezi, muzikant i famshëm xhazi dhe udhëheqës i grupit muzikor.

1908. - Gazeta "Kombi" në Boston botoi kërkesën drejtuar opinionit publik për krijimin e një province autonome shqiptare, reformimin e qeverisjes së vendit, të ekonomisë, kulturës si dhe përdorimin e shqipes në shkolla e kulte fetare.

1908. - Shoqëria "Bashkimi" e Manastirit në letrën dërguar homolges së vet në Bukuresht, tregon për përgatitjet për Kongresin e njëhsimit të alfabetit. Ky Kongres filloi tre muaj më vonë, në nëntor 1908.

1911. - Mona Liza, piktura e famshme e Leonardo Da Vinçit, vidhet në muzeun e Luvrit në Paris nga një kamarier italian, i quajtur Vinçenso Peruxha. Piktura u gjet në vitin 1913.

1930. - Lindi princesha Margaret, motra e vogël e mbretëreshës Elisabet të Britanisë.

1959. - Havai pranohet si shteti i 50-te i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1959. - Pakti i Bagdatit ndryshon formalisht emrin në Organizata e Traktatit Qendror (CENTO), kjo për shkak të tërheqjes së Irakut nga ky pakt.

1960. - Udhëheqësi nacionalist kenian, Jomo Kenjatta, lirohet nga britanikët mbas një burgimi prej nëntë vjetësh.

1968. - Forcat ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe të katër shteteve të Bllokut Lindor kalojnë kufirin çek dhe marshojnë drejt Pragës.

1982. - Pas tre muaj luftimesh në Liban, një forcë shumëkombëshe fillon mbikëqyrjen e evakuimit të mijëra palestinezëve.

1988. - Një tërmet prej 6.7 ballësh sipas shkallës Rihterit e godet zonën e kufirit të Indisë me Nepalin, duke i shkaktuar rreth 1.000 viktima.

1990. - Konservatori britanik Xhorxh Adamson, vepra e të cilit u mishërua në filmin "I lindur i lirë", vritet nga disa banditë në Kenia.

1990. - Fotografitë e para të planetit Afërdita, të dërguara nga sonda kozmike "Magelan", treguan karakteristika të ngjashme me vullkanet dhe luginat e planetit Tokë.

1997. - Kryeministri i sapoemëruar i Afganistanit, Abdur Rahim Gaffurzai, vritet gjatë rrëzimit të aeroplanit.

1999. - Vdiq në moshën 88-vjeçare Tove Hansen, anëtar i rezistencës daneze, i cili ndihmoi mijëra çifute t'i shpëtonin nazistëve, duke i dërguar në mënyrë klandestine në Suedinë neutrale.

2005. - Vdiq pionieri i muzikës elektronike Robert Moug, sintisajzerat e të cilit sollën tingul të ri në botën e muzikës në vitet 60-të dhe 70-të të shekullit të 20-të.

2015. - Muaji i kaluar është muaji më i ngrohtë deri tani në planetin Tokë, më i nxehtë ka qenë edhe në Evropë dhe në Lindjen e Afërt. Meteorologët amerikanë njoftuan se temperatura mesatare në korrik në nivel global ka arritur 16.6 gradë Celsius që është për 1,7 gradë më shumë nga ajo që është regjistruar për herën e fundit në vitin 1998. Pjesë më të ngrohta në botë në korrik kanë qenë Evropa dhe Lindja e Afërt. Sipas rezultateve temperatura e regjistruar  nga muaji i parë deri te i shtati këtë vit, gjithashtu është mbi rekordin shumëshekullor, Temperatura mesatare në nivel global në këto muaj ka arritur 14,7 gradë Celsius, që është për 1,53 gradë mbi mesataren e regjistruar në shekullin 20. Temperaturat e ujërave në oqeane, gjithashtu, shënon rritje prej 1,35 gradë Celsius në muajin korrik në krahasim me temperaturën e njëjtë të regjistruar shekullin e kaluar.

 

QËNDRONI TË LIDHUR