• e diel, 25 gusht 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, nga e enjtja rënie graduale e temperaturës

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, nga e enjtja rënie graduale e temperaturës

Shkup, 25 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 30 deri 38 gradë. UV indeksi do ta ketë vlerën 7.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë 37 gradë.

Sipas parashikimit të FPHM-së, prej sot në orët e pasdites, kryesisht në rajonet malore, do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut me bubullima.

"Më shumë kushte për destabilitet do të ketë nga e enjtja kur në disa vende do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shout, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura në këtë periudhë do të jetë në rënie graduale", kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR