• e premte, 23 gusht 2024

Pasdite kushte për shi të rrëmbyeshëm

Pasdite kushte për shi të rrëmbyeshëm

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, veçanërisht në rajonet malore. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi verior. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 27 deri 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë. 

Nesër do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave dhe do të fillojë të fryejë erë e lehtë deri mesatare veriore. Nga e enjtja do të ketë kryesisht vranësira të pasdites përkohësisht me kushte për shi të rrëmbyeshëm me bubullima të rralla, ndërsa temperatura e ditës do të rritet gradualisht. fc/
 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR