• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zhan Pjer-Simeon: Poezia është mënyra e jetës, një mënyrë e ekzistimit ndaj së cilës të gjithë duhet të synojmë

Zhan Pjer-Simeon: Poezia është mënyra e jetës, një mënyrë e ekzistimit ndaj së cilës të gjithë duhet të synojmë

Strugë, 22 gusht 2024 (MIA) - Poezia është një mënyrë e jetës, mënyrë e ekzistimit, ndaj së cilës të gjithë duhet të synojmë. Drejt lirisë, vëllazërisë dhe kjo duhet të jetë qëllim për të gjithë ne, beson fituesi i sivjetëm i mirënjohjes më të shquar të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë "Kurora e Artë", poeti francez Zhan-Pjer Simeon.

Në konferencën e sotme për shtyp kushtuar laureatit, ai shprehu kënaqësi që është pjesë e manifestimit ndërkombëtar të njohur dhe prestigjioz dhe numërohet ndër poetët e mëdhenj të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.

"Me të vërtetë kam nder dhe përgjegjësi të madhe sepse nuk flas vetëm për poezinë dhe jetën time, por flas për vlerën e poezisë në jetët tona, jetët e përbashkëta në shoqëri", tha Simeon.

Sipas tij, ekzistimi i Festivalit, i cili njihet mirë në të gjithë botën është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjtihë poetët në botë.

Qëllimi i krijimtarisë së Simeon, viteve të fundit, siç theksoi, ishte t'u tregojë të gjithëve, se poezia duhet të na interesojë të gjithëve sepse ajo nuk përbëhet vetëm nga këngët.

U kthye në librin e tij "Poezia do ta shpëtojë jetën", dhe kjo, siç theksoi, është bindja e tij.

Tradicionalisht, në suaza të MSP, në nder të laureatit ishte mbjellur dru në Parkun e poezisë dhe u lexuan vargje poezish. Hapja zyrtare e manifestimit do të jetë sonte me ndezjen e zjarrit të festivalit dhe leximin e T'ga za jug të Konstantinovës në Shtëpinë e Poezisë, ndërsa do të vazhdojë me Lexim potetik ndërkombëtar "Meridijani". sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR