• e shtunë, 24 gusht 2024

Mot me diell dhe erë nga drejtimi verior

Mot me diell dhe erë nga drejtimi verior

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) -  Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, veçanërisht në rajonet malore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të sillet prej 29 deri 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7. 

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 34 gradë Celsius. 

Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa nga e diela pasdite do të ketë kushte për paraqitje të shiut lokal të rrëmbyeshëm me bubullima. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR