• e shtunë, 24 gusht 2024

Mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare

Mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare

Shkup, 23 gusht 2024 -(MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 31 deri në 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta. Prej të dielës në orët e pasdites do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme me bubullima, kurse kushte më të paqëndrueshme do të ketë deri të mërkurën. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR