• e premte, 26 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

26 korrik 2024 (MIA)

1739. - Lindi Xhorxh Klinton, ushtarak dhe guvernator i Nju-Jorkut (1777-'95-së) dhe (1801-'04). Ai ishte zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti (1805-1912-të).

1788. – Nju-Jorku ratifikoi kushtetutën e re dhe u bë shteti i 11-të i Unionit.

1847. - Liberia bëhet Republika e parë e pavarur në Afrikë.

1856. - Lindi në Dublin Xhorxh Bernard Shou, shkrimtar, gazetar dhe kritik. Ndër veprat kryesore të tij përmenden "Çezari dhe Kleopatra", "Njeri dhe supernjeri" dhe "Xhoana e shenjtë".

1874. - Lindi në Rusi dirigjenti amerikan Sergei Kusenicki. Ai ishte dirigjent i Orkestrës Simfonike të Bostonit dhe themelues i Festivalit Muzikor të Tangluvit.

1882. - Në Bajrajt të Gjermanisë jepet premiera e operas së Vagnerit "Persifol".

1910. - Në Shkup lindi Nënë Tereza (emri i vërtetë Agnesa Gonxhe Bojaxhiu), themeluese e mëshirës. Në vitin 1979 e fitoi Çmimin Nobel për paqe për veprimtarinë jashtëzakonisht të gjërë në ndihmën e të mjerëve, të sëmurëve dhe fatkeqëve në mbarë botën. Vdiq në Kalkutë, Indi, më 5 shtator të vitit 1997.

1922. - Lindi Blejk Iduerds, regjisor amerikan filmi. Ai u bë i njohur me filmin e tij "Pantera  Rozë".

1943. - Lindi Mik Xheker, këngëtari kryesor dhe një nga anëtarët themelues të grupit rrok "Rolling Stones".

1952. - Vdiq nga kanceri në moshën 33 vjeçare Eva Peron. Ajo ishte "First Lady" e famshme gjatë qeverisjes populiste të Huan Peronit në Argjentinë.

1956. - Nën udhëheqjen e presidentit Naser, Egjipti kryen nacionalizimin e Kanalit të Suezit.

1963. - Tërmet katastrofik goditi Shkupin, me ç'rast jetën kanë humbur 1070 persona, ndërsa janë lënduar 3.000.

1965. - Ishujt Malavi në oqeanin Indian fitojnë pavarësinë mbas 78 vjetësh si protektorat britanik.

1986. - Vdiq Aurel Harriman, politikan dhe diplomat amerikan. Ai luajti një rol të madh tek presidentët Rusvelt, Truman dhe Kenedi. Në vitin 1965 presidenti Xhonson e bëri atë ambasador të gjithanshëm.

1996. - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshje kornizë për bashkëpunim të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

1996. - Republika e Maqedonisë u bë nënshkruese e Konventës kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe nënshkruese e kartës së Këshillit të Evropës për gjuhë rajonale apo të pakicave.

1996. - Arrin Kristofer Hill, ambasadori i parë amerikan në Republikën e Maqedonisë.

1997. - Vdiq Haime Malans del Bosh, projektuesi i grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1981 në Spanjë.

2000. - Ministrat e Jashtëm të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut u takuan për herë të parë dhe deklaruan se do të thellojnë marrëdhëniet pas pesëdhjetë vjetë armiqësie.

2001. - Kina lejon hyrjen e luftanijeve të para amerikane "USS Guardian" dhe "USS Patriot" në Hong Kong, që nga incidenti i avionit spiun amerikan me një avion luftarak kinez tre muaj më parë, i cili shkaktoi acarimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

2002. - Bie perdja e incidentit të famshëm agjenturor "Çështja Petrov", me vdekjen në Melburn të 86 vjeçares Evdoksia Petrov. Kjo çështje bëri bujë të madhe, kur një diplomat sovjetik dezertoi në kulmin e Luftës së Ftohtë. Petrov ishte një nëpunëse e koduar ruse e njohur me emrin Maria Ana Alison.

2003. - Japonia miratoi një ligj që i çelte rrugën dërgimit të trupave ushtarake në Irak. Ky ligj parashikonte dislokimin më të madh ushtarak të këtij vendi përtej detit, që nga Lufta e Dytë Botërore.

2006. - Ministrat e punëve të jashtme në Romë në konferencën për krizën libaneze u dakorduan të formojnë forca ndërkombëtare me mandat nga ana e Kombeve të Bashkuara që të kthehet paqja në Liban.

QËNDRONI TË LIDHUR