• e premte, 26 korrik 2024

Mot me diell dhe erë, temperatura deri 35 gradë

Mot me diell dhe erë, temperatura deri 35 gradë

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të arrijë mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 28 deri 35 gradë. UV-indeksi do të jetë 8.

Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 34 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me rritje graduale të temperaturave. Temperatura maksimale do të lëviz nga 33 deri në 39 gradë. Në fillim të javës së ardhshme do të fryjë sërish erë mesatare deri e fortë veriore. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR