• e enjte, 25 korrik 2024

Mot me diell me vranësira të vogla, paradite me kushte për shi të kohëpaskohshëm lokal dhe bubullima

Mot me diell me vranësira të vogla, paradite me kushte për shi të kohëpaskohshëm lokal dhe bubullima

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite me kushte për shi të përkohshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 27 deri 34 gradë. Indeksi UV=7.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë.

Nga DPHM njoftuan se në ditët në vijim vijon periudhë e motit të qëndrueshëm.

Të premten do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 km/h) e cila do të kushtëzojë temperaturat më të ulëta ditore, ndërsa në ditët pastaj temperatura do të rritet gradualisht. 
 
 Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR