• e premte, 26 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

25 korrik 2024 (MIA)

1554. - Mbretëresha Meri I e Skocisë martohet me Filipin II të Spanjës në Uinçester.
1668. - Flota angleze mund flotën holandeze në betejën e dytë detare të Forelandit.
1712. - Kantonet protestante, të udhëhequr nga Berve, mundin kantonet katolike në betejën e Vilmergenit, duke i dhënë kështu fund luftrave fetare në Zvicër.
1834. - Vdiq poeti i njohur anglez, Samuel Tejlor Kolorixh. Ndër veprat e tij përmendim "Rima e marinarit antik" dhe "KublaKan".
1843. - Vdiq Karls Mekintosh, kimist skocez, i njohur për shpikjen në lidhje me metodën për prodhimin e veshjeve rezistente ndaj ujit.
1866. - Uliks S.Grant emërohet gjeneral i Ushtrisë Amerikane, duke u bërë kështu oficeri i parë amerikan që gradohet në këtë gradë.
1878. - Misioni i parë diplomatik kinez në SHBA arriti në Uashington.
1909. - Lui Blerio kreu kalimin e parë të Kanalit të La Manshit nga ajri, duke fluturuar me monoplanin e tij të Le Boraske në Dover.
1957. - Tunizia bëhet Republikë me Habib Burgibën si president të saj.
1978. - Në Oldham General Hospital, të Lankasherit në Angli, lind fëmija i parë i epruvetës. Fëmija quhej Luiz Joy Brawn.
1982. - Lideri palestinez Jaser Arafat nënshkroi një marrëveshje në Bejrut për të pranuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e ekzistencës së Izraelit.
1984. - Kozmonautja sovjetike Svetllana Savitskaya u bë e para grua që udhëtoi në hapësirë.
1991 - Presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov ka deklaruar se nuk është real ndërtimi i komunizmit në Bashkimin Sovjetik dhe se Partia Komuniste në pushtet duhet t'i hedhë poshtë "dogmat e vjetërsuara ideologjike".
1997. - Lidhja e vëzhguesve e Maqedonisë u pranua në Organizatën botërore të skautëve, selia e së cilës është në Gjenevë, Zvicër.
2002. - Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pouell, përjashtoi me ton të nevrikosur, idenë për një dorëheqje të mundshme të shprehur në median amerikane, sipas së cilës, disa vendime të kohëve të fundit të administratës amerikane janë marrë në kundërshtim me vullnetin e shefit të diplomacisë.
2003. - Vdiq regjisori britanik i filmave Xhon Shlezinger, i cili u u bë famshëm me filmin "Kauboji i mesnatës" (Oskar), "Java e përgjakshme" dhe "Maratonisti".

QËNDRONI TË LIDHUR