• e enjte, 25 korrik 2024

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite me kushte për shi të përkohshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 27 deri 34 gradë. Indeksi UV=7.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë.

Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm. Të premten do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 km/h) e cila do të kushtëzojë temperaturat më të ulëta ditore, ndërsa në ditët pastaj temperatura do të rritet gradualisht. 

QËNDRONI TË LIDHUR