• e mërkurë, 24 korrik 2024

Parashikimi motit

Parashikimi motit

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe erë të fortë dhe kushte për breshër. Përgjatë Vardarit do të fryë herë pas herë erë e përforcuar nga veriu në veriperëndim. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë. UV=7

Në Shkup moti me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullimë, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Paqëndrueshmëri me intensitet më të ulët do të mbizotërojë deri në mesditën e së enjtes. Më pas do të fillojë një periudhë me mot të qëndrueshëm. Temperatura ditore fillimisht do të pësojë rënie të përkohshme dhe më e freskët do të jetë e enjte dhe e premte ku do të fryjë erë e fortë nga veriu, e më pas temperatura gradualisht do të rritet. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR