• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHGM: Raporti vjetor tregon përmirësim të gjendjes në lirinë e mediumeve dhe sigurinë e gazetarëve

SHGM: Raporti vjetor tregon përmirësim të gjendjes në lirinë e mediumeve dhe sigurinë e gazetarëve

Ohër, 24 korrik 2024 (MIA) - Maqedonia shënon ngritje në të gjtiha indekset për siguri të gazetar[ve dhe punonjësve mediatik. Këtë e tregon raporti vjetor për lirinë e mediumeve dhe sigurinë e gazetarëve që me mbështetje të Komisionit evropian e zbatoi Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në kuadër të platformës së përbashkët "Safejournalists" së bashku me shtatë shtete nga Ballkani Perëndimor.

Vetë metodologjia e analizës i ndjekë nryshimet në legjislaturën dhe praktikën në vendet, me përfshirje të aktiviteteve të ndryshme për përfaqësim të kahëzuar drejt avancimit të ambientit politik, ligjvënës dhe institucional në të cilin punojnë gazetarët, punonjësit mediatik dhe mediumet.

Metodologjia e hulumtimit zbatohet në bazë të tre grupeve të indikatorëve - mbrojtja juridike, pozita e gazetarëve në redaksi dhe siguria e gazetarëve.

Siç kumtoi Millan Spirovski nga SHGM, si dokument shtesë i rpaorti vjetor kësaj radhe është përfshirë indeksi i lirisë së mediumeve dhe sigurisë së gazetarëve, që është vegël jashtëzakonisht e rëndësishme për zabtim të krahasimit me vitet e kaluara.

Spirovski si posaçërisht të rëndësishme e ceki informatën se Maqedonia shënon kërcim në të gjitha indekset për siguri të gazetarëve dhe punonjësve mediatik mu për shkak të faktit që ndryshimet e ligjit përkatës i vendosin punonjësit mediatik në një pozitë të autorizuar dhe në atë mënyrë ofrohen zgjidhje sistematike si ata të jenë më të mbrojtur gjatë kryerjes së punës së tyre.

Njëkohësisht ceket se me rëndësi të posaçme është të vendoset praktika pozitive gjyqësore me zbatim konsekuent të ndryshimeve në legjislaturë, me qëllim që organet gjyqësore të kenë qasje më aktive gjatë mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve.

Si zbatim pozitiv më tutje është cekur emërimi i prokurorit kompetent i cili do ta ndjekë veprimin rreth lëndëve në të cilat janë sulmuar gazetarë.

Lidhur me rekomandimet për përmirësim të cekura në raport SHGM në mënyrë konstruktive insiston në krijim të Fondit për mediume të lira, përmes të cilit do të mbështeten projekte të interesit të prëbashkët, për produkte gazetarie, përmes të cilit do të mundësohet financimi i projekteve për gazetari hulumtuese, analitike, për përmbajtje dokumentare, arsimore dhe edukative. Në këtë mënyrë, në mënyrë më se praktike do të ndihmohej gazetari, ndërsa do të ndikohej edhe ndaj përmirësimit të të arhdurave të gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

Statusi i punës i shumë gazetarëve, posaçërisht në mediumet private është i pasigurt, sepse gazetarët kryesisht kanë kontrata në kohë të caktuar apo kontrata honorare, disa prej tyre u paguhet komepnsimi për sigurim pensional dhe social, të ardhurat i kanë të ulëta, ndërkaq nuk u respektohen edhe të drejtat e tjera të punës. Për atë shkak, gazetarët janë shumë mët ë ndjeshëm ndaj presioneve, si nga strukturat e menaxhmentit, ashtu edhe nga pronarët dhe nga politikanët, qëndron në raport.

Në vitin 2023, numri i sulmeve ndaj gazetarëve është pakësuar. Por, siç q[ndron në dokument. edhe pse numri i kërcënimeve verbale dhe fizike në përgjithësi krahasur me dhjetë vitet e kaluara po pakësohet, shqetëson fakti që gazetarët dhe profesionistët mediatik janë gjithnjë e më shpesh cak i kërcënimeve dhe maltretimeve në hapësirën onlajn përkatësisht në rrjetet sociale, prej të cilave disa ishin kërcënime serioze për sigurinë fizike të gazetarëve që punojnë në hulumtime të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative shoqërore.

krahasuar me rajonin, Maqedonia renditet më mirë nga shtatë vendet e rajonit të përfshira në analizë, sipas të gjitha parametrave. Në Evropë sipas Indeksit të Reporterëve pa kufij, tnai Maqeodnia ndodhet në vendin e 36, që është përmirësim nga viti i kaluar kur nodhej në vendin e 38-të. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR