• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Klekovski: Për rreth dhjetë ditë do të dimë nëse do të ketë zgjerim të listës pozitive të barërave

Klekovski: Për rreth dhjetë ditë do të dimë nëse do të ketë zgjerim të listës pozitive të barërave

Strumicë, 24 korrik 2024 (MIA) - Pres për rreth dhjetë ditë të dimë nëse do të ketë zgjerim të listës pozitive me nëntë barëra të reja, sepse për momentin nuk është pyetja nëse ka para apo nuk ka para për nëntë barëra. ne bëjmë analizë komplete. Do të thotë. në funksion jemi 15 ditë. Atë që e ceki ministrja e Financave është se në buxhet ekzistojnë shumë vrima të cilat ne fillimisht duhet t'i rregullojmë, u përjgigj drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në spitalin e Strumicës.

Sipas tij, për momentin po bëhet vlerësimi se sa janë vrimat në disa rajone në mënyrë që së bashku me ribalancin, me mjetet e reja, të bëhet vlerësim se cilat nevoja shëndetësore mund të përmbushen deri në fund të vitit.

Në pyetje të gazetarëve drejjtori i FSSH-së u përjgigj se një numër i konsiderueshëm i qytetarëce të cilët vetë mbledhin mjete për mjekim, fare nuk i janë drejtuar Fondit.

Shtoi se në raportet e Entit shtetëror për revizion (ESHR) ka vërejtje të konsiderueshme për mënyrën e zhvillimit të mjekimit jashtë vendit dhe një prej prioriteteve është që ajo në mënyrë të strukturuar të korrigjohet dhe të ndërtohet një raport i besimit me pacientët dhe ata pacientë të cilët kanë nevojë me të vërtetë ta marrin mbështetjen nga Fondi për sigurim shëndetësor. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR