• e enjte, 22 gusht 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

20 gusht 2024 (MIA)

1741. - Zbulohet Alaska nga eksploratori danez Vitus Bering.

1833. - Lindi Benxhamin Harrison, Presidenti i 23-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1889-1893). Ai ishte nipi i Presidentit të 9-te, Uilliam Harrison.

1854. - Vdiq Vilhelm Sheling, filozof gjerman, përfaqësuesi i fundit i filozofisë idealiste klasike gjermane.

1864. - Lindi Ionel Bratiam, politikan rumun. Ai ishte disa herë kryeminister në periudhën 1909-1927 dhe zëdhënës kryesor për idealin e Rumanisë së Madhe.

1914. - Ushtria gjermane pushton Brukselin, ndërsa ushtria belge tërhiqet në Antverpen.

1940. - Leon Trocki, revolucionar rus, plagoset fatalisht nga një komunist spanjoll ne Meksiko Siti. Ai vdiq të nesërmen, ndërkohë që qeveria ruse mohoi përgjegjësinë e saj.

1944. - Lindi burrështetasi indian Raxhi Gandi, kryeministër i Indisë nga viti 1984 deri në nëntor të vitit 1989 pasi kishte humbur në zgjedhjet. Gjatë fushatës zgjedhore, vritet më 21 maj të vitit 1991.

1949. - Asambleja e re e Hungarisë e adoptoi kushtetutën e tipit sovjetik, duke e quajtur vendin Republika Popullore e Hungarisë.

1953. - Forcat franceze rrëzuan Sulltanin e Marokut, Sidi Mohamed Ben Jusef.

1975. - Lëshohet për në Mars, anija kozmike amerikane "Viking I". Ajo ishte e pajisur me një mjet lëvizës tokesor, e cila preku Marsin në Korrik të vitit 1976.

1980. - Alpinisti italian, Rajnhold Mesner, kryen ngjitjen e parë të suksesshme në Malin Everest.

1988. - Armëpushimi i Kombeve të Bashkuara për luftën Iran-Irak, i njoftuar me tetë Gusht, hyri në fuqi.

1991. - Republika Balltike të Estonisë shpalli pavarësinë e plotë dhe të menjëhershme nga Bashkimi Sovjetik.

1995. - Fraksionet kryesore të Liberisë, në luftë njera me tjetrën, nënshkruan një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund me shume se pesë vjet lufte civile në Liberi. Ato ranë dakord gjithashtu edhe për vendosjen e rendit demokratik brenda një viti.

1997. - Izraeli ndërmori sulmin e tij më të madh ajror kundër Libanit, në periudhën prej 16 muajsh, si hakmarrje për një aksion terrorist të Hezbollahve.

1997. - Vdiq Narris Bradburry, fizikant amerikan, i cili udhëhoqi ekipin e caktuar për bashkimin e pjesëve përbërese të bombës së pare atomike, që shpertheu në Hiroshima.

1998. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm me raketa "Kruiz" ndaj bazave 'terroriste' në Afganistan dhe në një fabrikë në Sudan, duke thënë se ato kishin lidhje me shpërthimet e bombave në ambasadat amerikane në Afrikën e Jugut.

2015. - Në moshën 93 vjeçare vdiq veterani i politikës së jashtme gjermane, socialdemokrati Egon Bar. Ishte një nga themeluesit e të ashtuquajturës "politikës liundore" të Republikës Federale Gjermane, e cila kishte relacione të afërta me Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera socialiste. Bar ishte ministër i Bashkëpunimit Ekonomik në qeverinë e kancelarit Vili Brand.

QËNDRONI TË LIDHUR