• e hënë, 19 gusht 2024

Paradite mot me vranësira mesatare me erë jugore, pasdite në disa vende mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm

Paradite mot me vranësira mesatare me erë jugore, pasdite në disa vende mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Moti sot paradite me vranësira mesatare me erë të lehtë deri mesatare jugore. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme (mbi 60 km/orë) dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 28 deri 35 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerë 6. 

Në Shkup paradite mot me vranësira mesatare, pasdite dhe në orët e natës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paraqitje të motit të ligë. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë. 

Në ditët në vijim, deri të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Nga e enjtja do të ketë stabilizim të motit me rritje graduale të temperaturës ditore. 

Në Shkup deri të mërkurën do të ketë paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, erë e fuqishme dhe breshër. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR