• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Murtezani: Maqedonia e Veriut nuk e kushtëzon BE-në, por duam të eliminojmë gabimet e së kaluarës që të mos përsëriten në të ardhmen

Murtezani: Maqedonia e Veriut nuk e kushtëzon BE-në, por duam të eliminojmë gabimet e së kaluarës që të mos përsëriten në të ardhmen

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Maqedonia e Veriut nuk vendos kushte ndaj Bashkimit Evropian, sepse procesi integrues i një vendi kandidat po bëhet me kërkesën tonë, deklaroi sot ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtypme rastin e transferimit të këstit të parë të para-financimit në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje. 

“Kushtet për anëtarësim i vendos Brukseli me dinamikë dhe reforma të duhura, ndërsa në agjendën e reformave kjo është e lidhur edhe me data specifike, kështu që na mbetet vetëm t'i zbatojmë ato reforma, ne nuk vendosim kushte, por ndajmë shqetësime rreth asaj që besojmë se është bërë gabim në të kaluarën, dhe po përpiqemi t'i eliminojmë ato gabime në të ardhmen", tha Murtezani.

Murtezani në konferencë për shtyp informoi se vendi ka marrë mjetet e para në vlerë prej 52,4 milionë euro, nga parafinancimi në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje nga BE-ja, prej të cilave 24,4 për mbështetje buxhetore tashmë janë paguar në Ministrinë e Financave. ls/

Foto: MÇE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR