• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB dhe PTHP sot në konferencë për shtyp do të informojnë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës

MPB dhe PTHP sot në konferencë për shtyp do të informojnë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës

Shkup, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe prokurori themelor publik i Prokurorisë themelore publike, Gavril Bubevski sot në orën 9:30 do të mbajnë konferencë prë shtyp ku do të informojnë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se janë akuzuar për sot takimet e paralajmëruara të punës në SPB Kumanovë dhe Qendrën rajonale për punë kufitare Veri.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria themelore publike mbrëmë kumtuan se në afërsi të Shkupit ëstë gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçares Vanja e cila konsiderohej e zhdukur prej 27 nëntorit. Në rrethinë të Velesit është gjetur edhe trupi i 74-vjeçarit P.ZH. i cili konsiderohej i zhdukur prej 24 nëntorit.

Për dy rastet, siç informuan nga MPB-ja, janë dyshuar pesë persona, prej të cilëve për tre kërkohet masa e paraburgimit, një person ndodhet jashtë shtetit, ndërsa një person për momentin është në stacion policor.

Nga vepriemt e kryera hetimore është konstatuar edhe se dy vrasjet janë kryer bga të njejtit persona, motivi i të cilëve është "shfrytëzimi".

Sipas informatës së MPB-së, nga masat e realizuara operative është konstatuar se Vanja është marrë me automjet nga hyrja e vendbanimit, ndërsa nga informatat e siguruara nga marrja në pyetje, është konstatuar se është vrarë ditën e njejtë (27.11.2023) rreth orës 10:00.

Menjëherë pas marrjes së paraqitjeve për personat e zhdukur, nga MPB theksojnë, se janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre. Janë kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera në rajonet e SPB Shkup, SPB Veles dhe SPB Shtip, me ç'rast janë gjetur dhe janë marrë telefona celularë. kompjuterë, automjete dhe të tjera.

Është kryer edhe ekspertizë në dy lokacionet ku janë gjetur trupat dhe është dhënë urdhër për obduksion. Gjithashtu, janë dhënë urdhëra për grumbullimin dhe ekspertimin e të gjitha gjurmëve dhe dëshmive nga dy lokacionet, informuan në kumtesën e përbashkët Prokuroria themelore dhe MPB-ja.

Nga MPB informojnë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase.

Vanja Gjorçevska është paraqitur e zhdukur të hënën më 27 nëntor nga nëna e saj. Për herë të fundit është vërejtur në peirudhë pas orës 7:20, rrugës drejt shkollës Pestaloci. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR