• e hënë, 12 gusht 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesët veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për stuhi të shkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. UV=9.

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e mbrëmjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe stuhi të shkurtër. Temperatura minimale do të bie deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.

Në ditët e fundjavës do të mbajë mot i nxehtë me paqëndrueshmëri të pasdites. Veçanërisht të shtunën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të breshërit.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR