• e hënë, 12 gusht 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në inteerval prej 11 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 35 deri 40 gradë.. UV indeksi do të jetë 9, njoftojnë nga DPHM.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimaëe do të zbresë deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë.

Meteorologët informojnë se nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrpre nga jugu, prej sot e deri në fund të javës moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Posaçërisht nxehtë do të jetë deri të mërkurën, kur temperatura ditore vende-vende do të tejkalojë 40 gradë dhe në disa vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.

"Edhe krahas temperaturave të larta, nga e mërkura deri të premten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të destabilitetit me rreshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të prëforcuar dhe kushte për stuhi të izoluar me reshje intensive të shiut, bubullima, erë të fuqishme dhe breshër", njoftojnë nga DPHM. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR