• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

11 gusht 2024 (MIA)

1712. - Firmoset në Argan të Zvicrës një traktat që i dha fund luftës në Zvicër, duke garantuar superioritetin e kantoneve protestante ndaj atyre katolike.

1858. - Lindi Kristian Ejkman, mjek i njohur holandez. Ai fitoi çmimin Nobel në mjekësi në vitin 1929, me zbulimin e vitaminës 'B'.

1877. - Astronomi amerikan Ejzaf zbuloi një satelit në planetin e Marsit, të cilin e quajti Deimos (panik).

1863. - Kamboxha bëhet protektorat francez.

1952. - Mbreti Hysein i Jordanisë hipën në fron në vend të të atit, mbretit Talal, i rrëzuar për arsye të një sëmundjeje mendore.

1960. - Çadi fiton pavarësinë nga Franca.

1966. - Firmoset në Xhakartë një traktat që i dha fund armiqësisë tre vjeçare midis Indonezise dhe Malajzisë.

1969. - Presidenti i Zambias, Kenet Kaunda, njoftoi shtetëzimin e shoqërive të nxjerrjes së bakrit, zëri kryesor në ekonominë e vendit në mbi 50% të të ardhurave totale të Zambias.

1992. - Me vendim të Republikës së Maqedonisë u miratua flamuri (i kuq me diellin ngjyrë ari të verdhë, me tetë rreze themelore dielli dhe tetë të tjera anësore, i cili ishte në fuqi deri më 5 tetor 1995, kur u ndërrua në flamur të kuq me diell ngjyrë ari të verdhë, me tetë rreze dielli... dhe himni i Republikës së Maqedonisë "Sot mbi Maqedoninë"  .

1993. - Pakistani e njohu Republikën e Maqedonisë.

1994. - Gjykata e Lartë Ruse shfajësoi gjeneralin, Valentin Varenikov, nga akuza e tradhëtisë së lartë për pjesëmarrjen e tij në përpjekjen për të rrëzuar ish-udhëheqësin sovjetik, Mikail Gorbaçov, gjatë përpjekjes për grusht shteti të vitit 1991.

1996. - Vdiq dirigjenti çek, Rafael Kubelik. Debutimin e tij të parë e kreu me orkestren e filarmonisë çeke në vitin 1934. Në vitin 1948 ai shkoi në mërgim për t'u kthyer me vonë me një dirigjim në koncertin e hapjes së festivalit muzikor veror në Pragë në vitin 1990. Vdiq në moshën 82-vjeçare.

1998. - Shoqëria angleze 'British Petrolium' habiti bursat ndërkombetare kur njoftoi se kishte rënë dakord për t'u shkrirë me shoqerinë amerikane 'Amaco', shkrirja më e madhe industriale me një vlerë 110 miliard dollarë.

1999. - Një eklips total i diellit kaloi mbi disa pjesë të Europës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

1999. - Në Austri, në Feldbach, në Styrie (jug) lindi "bebja eklips", në momentin e eklipsit diellor. Bebja lindi pikërisht në momentin kur mijëra persona po duartrokitnin eklipsin diellor në orën 12.45 në qendrën e qytetit Graz, kryeqendra e Styrie. Spitali nuk dha hollësira për seksin e fëmijës dhe identitetin e nënës se saj.

2000. - Zbulohen pjesë të një avioni ushtarak amerikan të rrëzuar më 1944 ne Kamçatka. Pjesët e avionit, për të cilat ishte sinjalizuar që në vitin 1962 nga banoret e këtij rajoni, pak të populluar, u gjeten nga një komision i kryesuar nga gjenerali amerikan në pension, Ronald Lazhoj, dhe nga ai rus, Konstantin Golumbovski.

2003. - Nga rrëzimi i një helikopteri humbën jetën 29 persona. Helikopteri ra në bregun perëndimor të Indisë, pranë Bombeit.

QËNDRONI TË LIDHUR