• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë dhe në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë dhe në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) – Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi LAMM. 

Nga aty përkujtojnë se ende është aktive ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit. 

Prej orës 6:00 në aksin rrugor Gostivar – Mavrovë – Dibër dhe anasjelltas hiqet ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese. 

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR