• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski: Negociojmë për 15 investime të reja të huaja, njëra është me vlerë prej 360 milionë euro dhe 500 vende të reja pune

Mickoski: Negociojmë për 15 investime të reja të huaja, njëra është me vlerë prej  360 milionë euro dhe 500 vende të reja pune

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Ky vit 2024 ishte viti i stabilizimit, pra u ndal rënia e lirë që po na ndodhte dhe dalëngadalë filluam të kthehemi në gjendjen zero, pra pres që ajo gjendja zero të ndodhë diku në pranverën e vitit të ardhshëm. Edhe pse disa tregues dhe parametra thonë se edhe tani kemi një gjendje të tillë në shumë fusha, edhe se situata është para atyre viteve të krizës 2019, 2020, 2021, që këto muaj treguesit e parë të dalin si të tillë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme parlamentare për shtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Kryeministri Mickoski theksoi se këtë vit që po shkon pret nivelin historikisht më të lartë të investimeve të huaja prej më shumë se një miliard euro, gjegjësisht, siç tha ai, me këtë Maqedonia do të jetë në tri ekonomitë më të mira në Evropë për kokë banori.

"Këtë vit, që po përfundon edhe për pak ditë, pres nivelin më të lartë historik të investimeve të huaja prej më shumë se një miliard euro. Kjo do të na vendosë në tre ekonomitë më të mira në Evropë për kokë banori kur bëhet fjalë për tërheqjen e investimeve të huaja", tha ai.

Kryeministri Mickoski njoftoi edhe 15 investime të huaja direkte, nga të cilat për njërën tha se është në vlerë prej 360 milionë euro, me 500 vende pune të paguara mirë.

"Kemi investime të reja, por kemi edhe nga ato që janë harruar nga qeveria e kaluar, dhe ato që kanë filluar që tani i kemi filluar bashkë me institucionet që punojnë në realizimin e investimeve dhe tashmë janë në proces investimi dhe sigurisht kemi rënë dakord për investime të reja që do të fillojnë të realizohen vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për 2.800 vende të reja pune dhe tashmë jemi në proces të 15 vendeve të reja për të cilat tashmë jemi duke negociuar dhe janë në fazën finale, njëra prej të cilave do të jetë më e madhe se 360 ​​milionë euro, që presim pasi të përfundojmë bisedimet në janar të vitit të ardhshëm të shpallet, gjë që do të thotë një shumë e madhe parash që do të hyjë në portofolin e eksportit të shtetit, 500 vende të reja pune me pagesë të lartë, teknologji moderne", theksoi kryeministri Mickoski.

Sipas kryeministrit, sot vendosen themelet e asaj se si duhet të duket ekonomia e Maqedonisë për 5-10 vite prej sot.

"Dhe mendoj se ky investim i teknologjisë së lartë nëse është gjithçka siç duhet, do të thotë ndikim i ri i madh pozitiv ndaj PBB-së kur ta arrijë maksimumin e tij diku në vitin 2028", tha kryeministri Mickoski. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR