26 dhjetor 2024 (MIA)
1716. - Lindi shkrimtari anglez Tomas Grej. "Elegjia e shkruar në varrezat e fshatit" konsiderohet si njëra ndër këngët më të bukura në gjuhën angleze.
1792. - Lindi Çarls Bebixh, matematikan dhe shpikës britanik, pionier i makinave llogaritëse moderne.
1827. - Sulltani turk Mahmudi i II e hodhi poshtë të drejtën e aleatëve të ndërmhetësojnë në luftën mes Turqisë dhe Greqisë.
1890. - Vdiq Hajnrih Shliman, arkeolog gjerman dhe gërmuesi i Trojës.
1893. - Lindi Mao Ce Duni, burrështetas dhe një nga themeluesit e Partisë Komuniste Kineze. Ai ishte Kryetar i Republikës Popullore të Kinës nga viti 1949 deri në vitin 1959, vit kur lëshoi këtë post dhe vazhdoi të qëndrojë në krye të Partisë Komuniste derisa vdiq në vitin 1976.
1898. - Pjer dhe Marija Kiri dhe G. Bemont zbulojnë radiumin.
1939. - Në tërmetin në Anadoli, në Turqi, e humbën jetën 32.000 persona.
1941. - I ballafaquar me përparimin e forcave japoneze në Luftën e Dytë Botërore drejt Manilas, gjenerali amerikan Dagllas Mekartur e shpall Manilën qytet të lirë dhe fillon të tërhiqet.
1972. - Vdiq Hari Truman, presidenti i tridhjetë e tre i SHBA-së, i cili gjatë dy mandateve të tij (1945 deri 1953) ishte krijues kryesor i politikës amerikane të pasluftës. Në histori do të vërehet si njeri i cili e miratoi bombardimin atomik në qytetet jyponeze Hiroshima dhe Nagasaki.
1975. - Aeroplani rus Tupolev 144 bëhet aeroplani i parë supersonik në botë që hyn në shërbim të rregullt. Ai u përdor për transportin e postës nga Moska për në Alma-Ata.
1989. - Një ditë pas njoftimit për ekzekutimin e diktatorit të rrëzuar Nikolae Caushesku, Fronti i Shpëtimit Kombëtar të Rumanisë emëron një qeveri të re të kryesuar nga Jon Iljesku.
1990. - Rumania dëbon ish-mbretin Mikel vetëm disa orë mbas kthimit të tij nga një mërgim 43 vjeçar.
2001. - Këshilli Suprem i Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në Moskë morën vendim që nga viti 2005 rublja ruse të jetë valutë e përbashkët e të dy vendeve.
2003. - Vdiq piktori amerikan Voli Hendrik, i cili përmes veprave të tij ku mbisundojnë temat politike e shprehu kundërshtimin e luftërave në Kore dhe në Vietnam.
2006. - Në shpërthimin e një naftëpërçuesi në paralagjen e Lagosit humbën jetën më shumë se 850 njerëz, ndërsa 60 u dërguar në spital me djegie të rënda të shkallëve të ndryshme.