• e shtunë, 10 gusht 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

10 gusht 2024 (MIA)

1675. - Në Griniç, në jug të Londrës, me urdhër të mbretit Çarls II, hidhet themeli prej guri i observatorit Mbretëror, i cili do të shërbente për të përmirësuar njohuritë për pozicionet e yjeve dhe si rrjedhojë për të ndihmuar lundrimin. Xhon Flastid, u bë astronomi i parë i mbretërisë. 

1792. – Mbreti Luigji i Gjashtëmbëdhjetë u rrethua nga turmat gjatë Revolucionit Francez. Ai u ekzekutua në janar, pasi që u gjykua për tradhti. 

1809. - Ekuadori e nisi luftën për pavarësi nga Spanja. 

1821. - Shteti Misuri hyn në përbërjen e Unionit si shteti i 24 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

1874. - Lindi Herbert Huver, politikan dhe president i 31-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1929-'33. 

1885. - Në Baltimor të shtetit Meriland hyn në veprim në një linjë të vetme, tramvai i parë elektrik në botë. 

1894. - Lindi politikani indian, Varahagiri Venkata Giri. Ai u bë iniciatori i lëvizjes laburiste në Indi dhe më vonë President i Indisë nga viti 1969-'74. 

1904. - Gjatë Luftës Ruso-Japoneze, flota ruse pësoi humbje të mëdha. Flota japoneze e bllokoi, ndërsa ajo përpiqej të largohej nga porti Artur. Kjo ndodhi në betejën e Detit të Verdhë. 

1911. - Fan Noli u nis për në Evropë, ku për katër muaj kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjev, Odesë, Bukuresht dhe Sofje. 

1920. - Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, firmoset traktati i Sevres midis Turqisë dhe fuqive aleate. Ky traktat i hoqi Turqisë shumë toka të sunduara më parë nga Perandoria Otomane. 

1966. - Anija kozmike "Orbiter 1" lëshohet nga Kejp Kenedi. Ajo bëhet e para që transmetoi fotografi të Hënës ku tregoheshin vende të mundshme për t'u ulur. Kjo anije u përplas në skajin e largët të hënës, në 29 tetor të po këtij viti. 

1994. - Nga Bangladeshi arrin në Suedi autorja feministe, Talima Nesrin. Ajo përjetoi në vendin e saj, kërcënimet me vdekje nga ekstremistët islamikë, sepse gjatë aktivitetit të saj kishte fyer fenë islame. 

1995. - Ish-shokët e ushtrisë Timoti, Mekvi dhe Temi Nikols, dënohen për bombardimin e Oklahoma Sitit më 19 prill. Ky bombardim shkaktoi vdekjen e 168 personave. 

1998. - Brunei shpalli djalin e madh të sulltanit Hasan Balkiah, princin Al-Muhtadi Billah, si trashëgimtar të fronit. 

1999. - Guerrilasit islamikë deklaruan provincën Rusias Dageston, si shtet të pavarur dhe kërkuan një luftë të shenjtë për çlirimin e saj. 

2000. - Rusia dhe Gjeorgjia bien dakord për tërheqjen e trupave ruse nga Republika e Kaukazit dhe të mbyllin të parën nga të tria bazat ushtarake të kësaj Republike në mes të vitit 2001. 

2001. - Arrestohet në Bosnjë serbo-boshnjaku Vidoshav Blagojeviç. Ai u transferua në Hagë, ndërsa u akuzua për gjenocid, për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. 

2002. - Një nga disidentët kryesorë komunistë vietnamezë, gjenerali Tran Do, vdiq në moshën 78 vjeç në spitalin Huu Nghi të Hanoit. Tran Do ishte një nga funksionarët e Departamentit të ideologjisë dhe të kulturës së Partisë Komuniste, përpara se të përjashtohej në Janar të vitit 1999 për arsye se kishte bërë thirrje për më shumë demokraci. 

2002. - Zvicra u bë anëtarja e 190 e Kombeve të Bashkuara. 

2003. - Shefja e diplomacisë suedeze Ana Lind, u qëllua me thikë në shtëpinë e mallrave në Stokholm nga ana e një suedezi me origjinë serbe. Ditën në vijim ajo ndërroi jetë. 

2003. - Kineasti francez Jacques Deray (74 vjeç), vdiq në shtëpinë e tij në Boulogne-Billancourt pranë Parisit, pas një sëmundjeje të gjatë. Specialist i filmave policorë, ai kishte drejtuar aktorët Alain Delon, Jean-Paul Belmondo dhe Lino Ventura. 

2007. - Të paktën 37 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 150 janë lënduar në shpërthimin e një kamioni me eksploziv në veri të Meksikës. 

2007. - Në shtëpinë e saj në Palm Springs, Kaliforni në SHBA, vdiq Xhejn Uajman "veteranja e fundit e Holivudit", njëra prej aktoreve më të famshme dhe më komerciale në vitet e 40-ta dhe të 50-ta të shekullit të 20-të, fituese e "Oskarit". E lindur në vitin 1914. 

QËNDRONI TË LIDHUR