• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në ditën e sotme 

Në ditën e sotme 

12 gusht 2024 (MIA) 

1450. - Gjatë Luftës 100-vjeçare midis Anglisë dhe Francës, trupat angleze rrethojnë Sherburgun, duke kompletuar fitoren e Çarlsit XII mbi Normandinë. 

1813. - Austria i shpall luftë Napoleonit. 

1848. - Vdiq Xhorxh Stivenson, inxhinieri që ndërtoi hekurudhat në gjithë Anglinë. Ai krijoi lokomotivën e parë me avull të quajtur "Poket" (Raketa). 

1859. - Në Tutsuil, në shtetin amerikan Pensilvani, rastësisjt është gjetur naftë. 

1881. - Lindi Sesil B. de Mill, regjisor dhe producent amerikan filmi. Ai u bë i njohur për numrin e madh të filmave të prodhuar prej tij, sidomos të filmave historikë dhe epiko-fetarë, si "Dhjetë urdhëresat Samsoni dhe Delila" dhe "Kleopatra". 

1914. - Britania i shpall luftë Austro-Hungarisë. 

1922. - Vdiq themeluesi i organizatës Shin-Fein, Artur Grifit. Ai u bë president i parë i Republikës Irlandeze. 

1938. - Gjermania shpalli mobilizim të popullatës në kuadër të përgatitjeve për luftë. 

1944. - Hyn në veprim sistemi i parë "PLUTO" (naftësjellës nën oqean), i cili dërgonte naftë nga ishulli Uejt në Angli, përmes Kanalit të La Manshit, forcave aleate në Francë. Ky sistem mund të dërgonte 700 ton naftë në ditë. 

1945. - Themelohet Shoqata e mjekëve të Maqedonisë. 

1955. - Vdiq romancieri gjerman Tomas Man. Si armik i betuar i nazizmit, ai largohet nga Gjermania dhe u bë qytetar amerikan në vitin 1944. U bë i famshëm kryesisht me botimet e romaneve të tij "Vdekje në Venecia" dhe "Mali Magjik". 

1960. - Nga Kejp Kanaveral lëshohet sateliti i parë i telekomunikacionit i quajtur "ECHO 1". 

1970. - Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Perëndimore firmosen një pakt mos-sulmimi në Moskë. 

1977. - Anija kozmike amerikane Shatell kryen testin e parë të fluturimit. Ajo u vendos mbi një aeroplan reaktiv dhe u ul në tokë normalisht. 

1978. - Kina dhe Japonia firmosën në Pekin një traktat historik paqeje dhe miqësie. 

1983. - Argjentina liron asetet britanike të bllokuara gjatë luftës së Folklandeve në vitin 1982. 

1985. - Një aeroplan Boing 747 i linjave japoneze rrëzohet pranë malit Osutaka, duke shkaktuar vdekjen e 520 personave nga 524 që ishin në bord. 

1988. - Sein Luin jep dorëheqjen si president i Birmanisë, si pasojë e demostratave anti-qeveritare, që zgjatën një javë. 

1992. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja ranë dakord të krijonin një zonë të lirë tregtie midis tyre. Kjo përfshinte bllokun më të madh në botë në tregtinë e lirë. 

1996. - Irani dhe Turqia firmosën një marrëveshje gjigande për tregtinë e gazit mes tyre. Marrëveshja, e cila u vlerësua rreth 23 miliard dollarë, u nënshkrua vetëm një javë pas hyrjes në fuqi të ligjeve të reja amerikane që dënonin investimet e huaja në sektorin energjetik të Iranit. 

1999. - Raketa "Titan 4A", që mbante me vete një satelit spiun sekret amerikan, shpërtheu në ajër mbas ngritjes nga baza e Kejp Kanaveral. 

2000. - Zbulohet në Bullgari tempulli më i lashtë i epokës së Thrakëve. Një ekip arkeologësh bullgar zbuloi një faltore të epokës së Thrakës, që datonte shekullin e -te p.e.s. 

2002. - Anëtari i vjetër i partisë indiane në pushtet Bharatiya Janata, Bhairon Singh Shekhawat, u zgjodh zëvendëspresident i vendit. Shekhawat, 78 vjeç, kishte mbajtur postin e Kryeministrit të shtetit Rajasthan dhe njihej si mbështetës i Hindutvës. 

2003. - Muzikanti meksikan, Vicente Garrido, i cili konsiderohet si babai i muzikës moderne bolero, ndërron jetë në moshën 79-vjeçare në Guadalahara, për shkak të një bllokimi në rrugët e frymëmarrjes. Garrido fitoi famë me këngët "No me platiques mas", "Todo o nada", "El Carrusel", etj. 

2015. - Zëvendëskryeministri i parë koreanoverior Çoe Jong-gon është vrarë për shkak të shprehjes së pakënaqësisë me politikën e liderit Kim Xhong-un. Urdhrin për ekzekutimin e tij është dhënë në maj personalisht nga lideri koreanoverior. 

QËNDRONI TË LIDHUR