• e shtunë, 24 gusht 2024

Modi shkon për vizitë në Kiev

Modi shkon për vizitë në Kiev

Nju – Delhi, 23 gusht 2024 (MIA) – Kryeministri indian Narendra Modi sot do ta vizitojë Ukrainën, ku do të takohet me presidentin Volodomir Zelenski, vizitë e parë e një kryeministri indian në Kiev pasi Ukraina arriti pavarësinë nga BRSS në vitin 1991.

Vizita është në moment kyç në luftën në Ukrainë, kur forcat ukrainase ende mbeten në pjesën perëndimore të rajonit rus Kursk pas pushtimit të tyre më 6 gusht, ndërsa trupat ruse dalëngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme po përparojnë në Ukrainën lindore. 

“I gëzohem mundësisë që t’i ndaj qëndrimet e mija për zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë”, tha Modi para udhëtimit. “Si mik dhe partner, shpresojmë në kthim të shpejtë të paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon”, shtoi ai. 

Vizita do të jetë menjëherë pas udhëtimit të Modit në Moskë në korrik, është e rëndësishme për Kievin, i mbështetur nga Perëndimi. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR