• e premte, 05 korrik 2024

Mishel dhe KE -ja mirëpresin marrëveshjen për pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë

Mishel dhe KE -ja mirëpresin marrëveshjen për pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bruksel, 20 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Këshilli të Evropës, Sharl Mishel dhe Komisioni Evropian sot e kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes vendeve anëtare të BE-së për futjen e një pakoje shtesë të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

 “E mirëpres marrëveshjen për pakon e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë”, theksoi Mishel në një postim të X. 

Sipas tij, këto masa të reja forcojnë sanksionet aktuale kundër Rusisë dhe mbyllin “vrimat” që ekzistonin në to.

"BE-ja vazhdon të kufizojë makinerinë ushtarake të Rusisë për t'i dhënë fund kësaj lufte të paligjshme. Ne mbetemi të fuqishëm, të vendosur dhe të bashkuar pas popullit të Ukrainës", shtoi Mishel në postimin.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zëdhënësi kryesor i KE-së, Erik Mamer, në konferencën e rregullt të mesditës për mediat deklaroi se edhe Komisioni Evropian e mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet vendeve anëtare të BE-së për pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë.

Украинскиот претседател Володимир Зеленски побара итен прием на неговата земја во Европска Унија, барањето има широка поддршка во ЕУ, но прашањето се поставува како ќе се одвива процесот, јав

"Sigurisht, presim miratimin e tij zyrtar, pas së cilës do të mund të japim më shumë detaje", shtoi Mamer.

Presidenca belge e BE-së njoftoi më herët sot në X se përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Unionit arritën marrëveshje për pakon e re të 14-të të sanksioneve kundër Rusisë.

"Ambasadorët e BE-së sapo kanë rënë dakord për një pako të fuqishme dhe thelbësore të 14-të sanksioneve si përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo pako ofron masa të reja dhe maksimalizon ndikimin e sanksioneve ekzistuese duke mbyllur boshllëqet", shtohet në njoftimin e presidencës belge të Unionit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s/X

 

QËNDRONI TË LIDHUR